Conte e pranon ofertën e skuadrës së madhe evropiane

Niko Kovac arriti ta rikthente Bayern Munichun në pozitën e parë në Bundesligë, mirëpo u eliminua nga Liverpool në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane nuk ka besim në trajnerin kroat, andaj do ta shkarkojë me të përfunduar ky sezon.

Sipas mediave në Gjermani, Antonio Conte pritet të jetë trajneri i ri i Bayern Munichut.

Trajneri italian është aktualisht i papunë, pas shkarkimit nga Chelsea në verën e kaluar.

Conte është i gatshëm të rikthehet në futboll, gjersa kërkohet edhe nga Roma e Inter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here