Eintracht Frankfut refuzon ofertën e Realit për Jovic, zbulohen detajet…

Është edhe Reali i Madridit në garën për të firmosur me talentin serb Luka Jovic.

Madje Los Blancos e kanë bërë ofertën e tyre të parë në drejtim të Eintracht Frankfurt për të marrë shërbimet e  sulmuesit ballkanas.

50 milionë euro është shifra që ka vendosur në tryezë klubi merengues, një shifër e konsiderueshme por që gjithsesi është konsideruar e ulët nga drejtuesit e klubit gjerman të cilët për Jovic kërkojnë minimalisht 80 milionë euro.

Mbetet për t’u parë nëse Reali i Madridit do të avancojë me një tjetër ofertë me shifra më të larta apo do të heqë nga serbi për të parë për alternativa të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here