Jo vetëm Tagliaficon, Arsenali transferon edhe një tjetër yll nga Ajaxi

Klubi i Arsenal është i mahnitur nga talenti brazilian i Ajax, David Neres. 

Sipas italianes calciomercato.it, Topçinjtë interesohen për transferimin e lojtarit të skuadrës holandeze në merkaton e verës.

Një zbulues talentesh i Arsenal ka udhëtuar në Torino për të parë nga afër lojtarin në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League mes Juventus dhe Ajax.

Shuma e cila thuhet do të bindë Ajax të heqë dorë prej një prej thesareve të klubit është rreth 35 milionë euro.

Gjithsesi, në merkaton e verës situata mund të jetë ndryshe, pasi numri i klubeve të interesuara mund të jetë rritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here