Interi për shopping te City, objektivi nuk është Gundogan

Interi është afër të mbyll një marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin e Manchester Cityt, Danilo, këtë verë.

Mediumet italiane Sky Sport Italia dhe Gazzetta dello Sportraportojnë se Nerazzurët kanë hapur bisedime me përfaqësuesit e ish-lojtarit të Real Madridit.

27-vjeçari u bashkua me Cityn në verën e vitit 2017 për 30 milionë euro dhe klubi nga Liga Premier do të donte të ri-marrte sa më shumë që mundet paratë e shpenzuara për të.

Prandaj, një marrëveshje mes klubeve mund të gjendet në rajonin e 20-22 milionë eurove për brazilianin, i cili ende ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij.

Në të vërtetë, Gazzetta dello Sport pretendon se lojtari tashmë ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Interin me vlerë katër milionë euro në sezon.

Danilo kohëve të fundit e ka gjetur vetën poshtë preferencave të Pep Guardiolës, duke bërë vetëm 20 paraqitje këtë sezon.

Braziliani luan kryesisht si mbrojtës i djathtë, por ai gjithashtu mund të plotësojë edhe anën e majtë të mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here