Juventus synon transferimin e yllit të Ajax, nuk është De Ligt

Sulmuesi brazilian David Neres është një nga yjet e skuadrës së Ajaxit, që po befason Europën, duke shkuar deri në gjysmëfinale të Championsit, pasi ka eliminuar ekipe si Real Madrid dhe Juventus.

Pikërisht këta të fundit, menjëherë pas ndeshjes janë ulur me drejtuesit e klubit të Ajaxit dhe kanë kërkuar informacione për blerjen e sulmuesit brazilian, gjatë merkatos së kësaj vere.

Mediat italiane raportojnë se favorit për të blerë Neres, është skuadra e Arsenalit, që ka avancuar kontaktet si me futbollistin, ashtu edhe me klubin holandez, por futja e Juves, mund të bëjë që të rritet më shumë vlera e tij në treg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here