RIKTHESË: Dzeko largohet nga Roma, por jo te West Ham, pagë prej 4,5 miliona eurove

Edin Dzeko ishte me një këmbë në Londër, mediat bënin të ditur se ai ka arritur marrëveshje me West Ham, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Siç raporton Calciomercato, Edin Dzeko nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtarë i Interit.

Dzeko ka arritur marrëveshje me Neroaxurët dhe pritet të firmos kontratë 2 vjeçare ku do të përfitojë 4,5 milionë euro në sezon. Interi pritet të paguajë 15 milionë euro për transferimin e sulmuesit boshnjak në Meazza.

Dzeko pritet ta zëvendësojë Mauro Icardin, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Interi në fund të sezonit.

Boshnjaku këtë sezon ka shënuar 13 gola në 34 ndeshje dhe ka regjistruar 8 asistime. 8 gola i ka shënuar në Serie A, ndërsa 5 në Ligën e Kampionëve, statistika shumë më të dobëta se ato të vitit të kaluar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here