Shkëmbimi Dybala-Icardi, ja çfarë ka në plan argjentinasi…

Mauro Icardi tek Juvja, Paulo Dybala tek Iteri. Teorikisht një shkëmbim perfekt. Nëse do të bëhej një sondazh, duke marrë në konsideratë situatën që po kalojnë të dy sulmuesit në skuadrat respektive, me 90% të opinionit do të ishin pro kësaj lëvizjeje, ndonëse bëhet fjalë për dy klube rivale. Në fakt, është një marrëveshje me përfitim të ndërsjellë.

Problem për arritjen e një akordi të madh është Paulo Dybala, që edhe pse ka një marrëdhënie shumë të mirë me Marottan, duket se ka sy synim të qëndrojë në Torino, duke marrë në konsideratë edhe kostot që ka bashkëjetesa me Ronaldon (pozicionimi në fushë dhe minutat në dispozicion). Të paktën për momentin ky është qëndrimi i tij.

Ndoshta pret që të vlerësojë të gjitha ofertat që do të vijnë nga klubet e mëdha jashtë Italisë, për të marrë më pas një vendim përfundimtar, pse jo edhe pro kalimit tek Interi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here