Barcelona transferon yllin e Premier League, nuk është Rashford

Barcelona gjatë këtij viti transferoi dy brazilian Philippe Coutinho dhe Malcom, të cilët ende nuk kanë gjetur shkëlqimin në Camp Nou.

Megjithatë mediat spanjolle raportojnë se Barcelona do të hidhet në sulm për një tjetër sulmues brazilian. Bëhet fjalë për yllin e Everton Richarlison.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi që do të përshtatej me Messin dhe Suarezin, ndërsa kryesia ka piketuar pikërisht Richarlison.

Barcelona ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Evertonin, pasiqë verën e kaluar tre lojtarë të Katalanasve u transferuan në Goodison Park dhe kjo mund ta lehtësojë transferimin e Richarlison në Camp Nou.

Everton e bleu Richarlison verën e kaluar për 55 milionë euro dhe tani për lirimin e tij kërkojnë 80 milionë euro.

Megjithatë Katalanasit mund ta përfshijnë edhe kartonin e Andre Gomes, i cili është i huazuar te Everton dhe ta ulin çmimin.

Richarlison ka luajtur 35 ndeshje me Evertonin këtë sezon dhe ka shënuar 13 gola dhe 2 asistime.

Interesim për brazilianin kanë shfaqur disa gjigantë europian, por Barcelona është e gatshme ta rrëmbejë atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here