Derby della Madonnina, Milani dhe Interi në garë për yllin e Romës

Në rast se Serie A do të mbaronte tani, Milani dhe Interi do të siguronin kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe do të ishte një sukses që pas shumë vitesh dy gjigantët nga Milano të rikthehen në kompeticionin më prestigjoz.

Përveç garës për Ligën e Kampionëve, Milani dhe Interi do të garojnë për yllin e rivalëve të Romës.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, Rosonerët dhe Neroaxurët dëshirojnë shërbimet e mesfushorit të Romës, Lorenzo Pellegrini.

Sipas informacioneve të fundit, italiani nuk dëshiron ta rinovojë kontratën me Romakët dhe gjigantët e Milanos janë të gatshëm të përfitojnë nga kjo situatë. Klauzola e Pellegrinit është 30 milionë euro, shifër aspak problematike për Milanin dhe Interin.

Situata mund të ndryshojë nëse Roma kualifikohet në Ligën e Kampionëve, megjithatë Pellegrini dëshiron largimin nga Olimpico.

Pellegrini rrjedh nga akademia e Romës, ndërsa tërhoqi vëmendje me paraqitjet e tij te Sassuolo ku ishte dy sezone i huazuar.

Ai gjithashtu ka luajtur 9-të ndeshje me përfaqësuesen e Italisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here