Reali kontratë stratosferike me Adidas, Mbretërit do të bëhen klubi me përfitimet më të mëdha

Të ardhurat e Real Madridit nuk do të pakësohen në këtë vit fiskal, pavarësisht eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.

Shëndetin ekonomik të klubit mbretëror madrilen e garanton, përtej çdo dyshimi, nënshkrimi përfundimtar i marrëveshjes së re me “Adidas”.

Kjo kontratë do të sjellë në arkat e “Los Blancos” deri në 1.6 miliardë euro gjatë 12 viteve të ardhshme, me një shumë fikse prej 120 milionë eurosh në sezon. Ndryshimet në kontratën ekzistuese të sponsorizimit me firmën e njohur gjermane të veshjeve dhe materialeve sportive, të firmosur në vitin 2016, dukeshin të pashmangshme.

Kontaktet e fundit mes palëve i kanë përmbyllur negociatat dhe kanë zhbllokuar rinovimin e kontratës, që përfundonte në pak më shumë se një vit. Nënshkrimi i marrëveshjes së re do të firmoset para përfundimit të këtij sezoni dhe e shtyn “martesën” mes Real Madridit dhe “Adidas” deri më 2031.

Klubi bardhë bëhet më i paguari nga firma e njohur gjermane, e cila do të ketë tashmë hapësirën e vet të dedikuar në “Santiago Bernabeu” e ri. Dyqani i firmës gjermane do të parashikohet në ndryshimet e parashikuara për stadiumin e Real Madridit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here