Refuzoi Barcelonën, Jovic ka zgjedhur skuadrën e tij të re

Luka Jovic shumë shpejt pritet të veshë fanellën e bardhë të Los Blancos duke u rreshtuar nën urdhrat e Zinedine Zidane në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi i talentuar i klubit të Eintracht Frankfurt shërbimet e të cilit prej disa kohësh lakmohen me ngulm nga disa prej klubeve më elitare të kontinentit, duket se e ka marrë vendimin e tij për t’u konvertuar në një galaktik.

Pasi refuzoi ofertën e Barcelonës dhe la pa vëmendje interesin e Chelseat, Jovic mësohet t’i ketë thënë po propozimit të klubit merengues dhe tanimë siç raportojnë mediat e huaja pritet vetëm zyrtarzimi i këtij operacioni.

Fillimisht Reali paraqiti një ofertë prej 50 milionë eurosh për të ndërkohë që klubi i Bundesligës pretendonte 80 të tilla, tashmë  operacioni pritet të mbyllet më një shifër prej 60 milionë eurosh ndërkohë që duke shtuar edhe bonuset mund të arrijë deri në 70 milionë.

Kështu këtë verë pritet të mbyllet transferimi i Jovic drejt kryeqytetit spanjoll me madrilenët që do të afrojnë në organikën e tyre një lojtar që konsiderohet si një zbulim i kampionatit gjerman, me Jovic  që numëron këtë sezon 17 gola në 27 impenjimet në Bundesligë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here