Barcelona dorëzohet për Rashford?

Katalanët janë në kërkim të një lojtari sulmues pas Luis Suarez është duke prekur një moshë që do t’ia pamundësojë paraqitjet e nivelit më të lartë.

Në listën e dëshirave të Barcelonës ka pasur së fundmi emra si Luka Jovic, Andre Silva, Maxi Gomez, por edhe Marcus Rashford.

Reprezentuesi anglez sigurisht se do të ishte opsioni më i mirë, por me çmimin e vendosur nga ‘djajtë e kuq’, Barca duket se është dorëzuar për shërbimet e tij.

Sipas raportimeve të ‘Express’, katalanët e kanë cilësuar si shumë të shtrenjtë lojtarin dhe nuk kanë interesim ta transferojnë.

Kontrata e sulmuesit në ‘Old Trafford’ skadon në fund të këtij sezoni dhe ai akoma nuk ka vendosur ta nënshkruajë rinovimin e saj.

Barca po shpresonte për shërbimet e reprezentuesit anglez, por ata janë shuar nga kërkesa e Manchester United për 170 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here