Formacionet zyrtare: Cardiff-Liverpool

Cardiff City dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Reds janë mysafirë të ekipit uellsian në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier, e cila zhvillohet në Cardiff City Stadium nga ora 17:00.

Ekipi i Jurgen Kloppit ka pesë fitore radhazi në kampionat dhe synon fitoren e radhës për të rikthyer pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër, vendasit gjithashtu synojnë fitoren pasi një gjë e tillë do të rriste shpresat për mbetjen në elitë edhe për sezonin e ardhshëm.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ndërsa te Reds në bankë gjendet Xherdan Shaqiri.

CardiffEtheridge; Peltier, Bennett, Morrison, Manga; Gunnarsson; Ralls, Mendez-Laing, Camarasa, Hoilett; Niasse.

Liverpool:  Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Wijnaldum, Keita; Salah, Firmino, Mane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here