Hazard-Real Madrid, lojtari i Chelsea ndez spekulimet me deklaratën e tij

Eden Hazard është objektivi kryesorë i Real Madridit për merkaton e verës dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit.

Hazard edhe verën e kaluar pas paraqitjes fantastike në Botërorin e Rusisë ishte shumë pranë Real Madridit, por në fund vendosi që të qëndrojë në Londër.

Mirëpo Chelsea nuk po luan një sezon aspak të mirë dhe rrezikon që të mos kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe Hazard vështirë se do të qëndrojë në rast se një gjë e tillë ndodh.

Rreth largimit të Hazard ka folur edhe bashkëlojtari i belgut, Pedro Rodriguez.

Ai është i lumtur këtu. Hazard është i fokusuar vetëm te Chelsea. Por nuk e di se çfarë do të ndodh në fund të sezonit. Ai është lojtari më i rëndësishëm dhe dëshiron që ta fitojë Europa League, ka deklaruar Pedro duke ndezur spekulimet për të ardhmen e Hazard.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here