Lotito do ta shkarkojë Inzaghin në rast se nuk e fiton Kupën e Italisë

Humbja 1-2 brenda në “Olimpico”, përballë Chievos që matematikisht ka rënë nga kategoria që përpara një jave, ka bërë që presidenti i Lazios, Claudio Lotito, të shpërthejë në kritika të ashpra ndaj skuadrës, por sidomos ndaj trajnerit Simone Inzaghi.

Alibitë e arbitrave, vendimeve të gabuara, apo edhe qoftë fatit të keq, nuk qëndrojnë më. Ndaj një ekipi që nuk luante për asgjë, kundrejt bardhekaltërve të fokusuar në luftën për Europën, motivimi duhet të ishte super i madh për djemtë e Inzaghit. Kjo gjë nuk ka ndodhur.

Veç kartonit të kuq të Milinkovic-Savic (do të gjobitet), i pakuptueshëm, edhe loja e ekipit ka qenë për t’u harruar. Barazimi i Milanit në Parma duhet të kishte shtyrë më shumë Lazion që të reagonte dhe afrohej, pasi Roma dhe Atalanta kishin ndeshje e kalendar të vështirë. Kjo gjë nuk ka ndodhur.

Në rast se Inzaghi do të eliminohet edhe nga Kupa (në “San Siro”, gjysmëfinalja e kthimit ndaj Milanit), atëherë në qershor do të shkarkohet, edhe pse drejtori sportiv Igli Tare vazhdon t’i dalë në mbrojtje trajnerit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here