Anglia në këmbë: Lojtari i Cardiff e ndihmoi me qëllim Liverpoolin (VIDEO)

Liverpooli dje fitoi Cardiffin me rezultatin 0-2 dhe kështu u rikthyen në kreun e tabelës.

The Reds te fitorja erdhën me shumë mund dhe më së shumti falë mbrojtësit të Cardiff, Sean Morrison.

Morrison pati një rast të shkëlqyeshëm për ta barazuar rezultatin e ndeshjes, por nuk arriti ta çojë topin në rrjetë vetëm disa metra para portës. Ende askush nuk e ka të qartë se si Morrison nuk arriti të shënojë.

 

 

Përveç rastit të shpërdoruar, Morrison shkaktoi penallti ndaj Salah kah fundi i ndeshjes dhe Millner dyfishoi rezultatin për Liverpoolin nga pika e bardhë.

 

Paraqitja e dobët e Morrison sot është temë aktuale në mediat angleze. Sipas mediave, Morrison e ndihmoi me qëllim Liverpoolin në ndeshjen e djeshme. Morrison kohë më parë kishte dhënë një deklaratë intersante për Liverpoolin.

“Dëshiroj që Liverpooli ta fitojë Premier Ligën. Do të ishte një festë e madhe në qytet. Liverpooli është një klub i madh me histori. Do ta kenë të vështirë me Cityn, por jam i sigurtë se do të luftojnë deri në fund”, kishte deklaruar Morrison.

The Reds erdhën deri te fitorja e rëndësishme pikërisht falë dy gabimeve të Morrison.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here