BOMBË: Gareth Bale transferohet në Serie A

Te Reali i Madridit priten ndryshime të mëdha në skuadër në fund të sezonit dhe Los Blancos pritet të arkëtojnë miliona euro nga shitja e disa yjeve.

Zidane ka përgatitur një listë me lojtarët të cilët mund të largohen në fund të sezonit, raporton Marca. Në krye të listës është uellsiani Gareth Bale.

Marca raporton se përfaqësuesit e Bale janë takuar me kryesinë e Realit dhe kanë marrë mesazhin që uellsiani nuk është në planet e Zidane për sezonin e ardhshëm dhe se mund të kërkojnë klub të ri për të.

Bale u transferua te Reali në vitin 2013 nga Tottenham për shifrën e 100 miliona eurove, ndërsa vlera aktuale e 29-vjeçarit është 70 milionë euro.

Reali kërkon 90 milionë euro për Bale, por për momentin nuk ka klube të interesuara. Kjo për faktin se Bale ka kërkesa të larta për pagën e tij dhe ka probleme me lëndimet. Mirëpo ekziston një opsion.

Siç raportojnë mediat spanjolle dhe italiane, Bale mund të përfundojë në Serie A te Roma. Ja si është e mundur…

Pronari i PSG, Nasser Khelaifi është shumë pranë blerjes së Romës dhe ai pritet që menjëherë në Olimpico të transferojë një yll.

Bale është futbollisti i duhur dhe do ti sillte publicitet më të madh Romës, ashtu siç Zlatan Ibrahimovic i kishte sjellur PSG-s në 2012.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here