E bujshme: Busquets mund të transferohet te klubi i David Beckham

Sergio Busquets mund të tundohet nga projekti i David Beckhamit te Inter Miami – bën të ditur Marca.

Gjatë javës që shkoi, mesfushori spanjoll ka thënë se është duke menduar për të luajtur në MLS kur ta mbyllë karrierën me Blaugranët.

Ndërkaq, ekipi i Beckhamit konsiderohet si një opsion i mundshëm për futbollistin e mesfushës.

30-vjeçari është pjesë e Barcës që nga viti 2005 kur ishte përfshirë në sistemet e lojtarëve të rinj të klubit katalunas.

Ai fillimisht u inkuadrua në skuadrën Juvenil A, pastaj luajti për Barcelona B, ndërsa në ekipin e parë u inkuadrua në vitin 2008.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here