Marotta me një objektiv të ri: Interi rrëmben nga City ‘Riquelmen e ri’

Me ardhjen e Beppe Marottas te Interi gjërat kanë ndryshuar në klub dhe pritet që këtë merkato në Meazza të arrijnë lojtarë të rinj në moshë.

Neroaxurët kanë piketuar disa lojtarë të rinj në Itali, por së fundmi në shënjestrën e Interit ka përfunduar edhe lojtari i Boca Juniors Agustin Almendra.

Ai është vetëm 19 vjeç dhe është njëri nga yjet e Boca Juniors, ndërsa në Argjentinë e thërrasin atë Riquelme i ri për aftësitë që posedoin Almendra.

Almendra është mesfushor ofanziv dhe muajt e fundit Marotta e ka monitoruar atë.  Por edhe drejtori i Juventusit Fabio Paratici e ka monitoruar argjentinasin dhe gara për të sa vjen e shtohet.

Argjentinasi është një nga objektivat e Interit, mirëpo Neroaxurët ende nuk kanë dërguar ndonjë ofertë zyrtare. Almendra ka kontratë me Boca Juniors deri në vitin 2022 dhe klauzola e tij është 20 milionë euro.

Marotta dëshiron që ti ul çmimin duke e transferuar atë për një shifër më të ulët dhe ta lërë atë në huazim te Boca edhe për një vit.

Interesim për Almendran ka shfaqur edhe Manchester City, ndërsa argjentinasi këtë sezon në 15 ndeshje ka shënuar 1 gol dhe ka regjistruar 1 asistim.

Marotta dëshiron që të transferojë lojtarë të rinj te Interi për një projekt më afatgjatë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here