Strakosha do të largohet nga Lazio nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Siç raportojnë mediat italiane, portieri i përfaqësueses së Shqipërisë dhe i Lazios, Thomas Strakosha do të largohet nga Olimpico në rast se skuadra dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Strakosha po kalon një sezon fantastik me paraqitjet e tij, por 24-vjeçari dëshiron që të luajë në Ligën e Kampionëve dhe në rast se dështon me Lazion, atëherë do të kërkojë largimin nga kryeqyteti italian.

Interesim për Strakoshën ka shfaqur Tottenham. Spurs e shohin gardianin shqiptar si pasuesin ideal të Hugo Lloris.

Strakosha ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022, ndërsa vlera e tij në treg është 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here