40 milionë euro plus Suson, Milani përgatit goditjen e bujshme në merkato

MILAN, ITALY - OCTOBER 22: Suso of AC Milan looks on during the Serie A match between AC Milan and Juventus FC at Stadio Giuseppe Meazza on October 22, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ditë të vështira këto për Milanin, që po vuan shumë për të qëndruar në vendin e katërt në Serinë A. Më shumë sesa meritat kuqezi, janë hapat falsë të rivalëve që mbajnë në lojë “Djallin”. Përpos vështirësive, kuqezinjtë punojnë për përforcime gjatë verës, sepse skuadra aktuale ka nevojë për cilësi.

Emri i ri në listën e Leonardos është ai i Lorenco Insinjes. Sulmuesi ka vështirësi në skuadrën e drejtuar nga Ançeloti dhe raporti me tifozët është përkeqësuar ndjeshëm, pasi ai deklaroi se nuk e njihte të ardhmen. Menaxheri Mino Raiola punon nën rrogoz për të sistemuar 27-vjeçarin te Milani, një destinacion që preferohet edhe nga vetë Insinje. Sulmuesi mësohet të ketë rrëfyer këtë dëshirë të tijën mes miqsh, duke vendosur “Djallin” në majën e listës së dëshirave.

Napoli nuk do ta lëshojë kapitenin pa nja ofertë të majme, por edhe për këtë aspekt puna te Milani ka vijuar. Mendohet se kuqezinjtë do të ofrojnë 40 milionë euro plus kartonin e Susos, i cili po zhgënjen gjatë sezonit aktual.

Kundër – Nëse Leonardo, Raiola dhe vetë Insinje është gati të transferohet, mund të jetë Ivan Gazidhis që do të pengojë transferimin. Sulmuesi do të mbushë 28 vjeç në qershor dhe administratori nuk pranon te Milani lojtarë, të cilët kanë prirje të kenë rënie në vlerën e kartonit.

Gazidhis kërkon talente të reja në moshë, të cilët mund të shiten në një të ardhme dhe jo lojtarë të afirmuar e sidomos pranë moshës 30 vjeç. Pasi të ketë përfunduar Seria A, palët mund të zhvillojnë një tjetër takim për të përcaktuar ecurinë e bisedimeve, por në “Casa Milan” fillimisht shpresojnë që ekipi të jetë renditur mes katër të parave në kampionat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here