Tre lojtarë e duan largimin nga Man Utd

Manchester Unitedit do t’i largohen disa lojtarë,nëse nuk arrin të kualifikohet në Ligën e kampionëve.

‘Djajtë e Kuq’ gjendet aktualisht në vendin e gjashtë në Premierligë, gjersa kanë shanse të vogla që të futen në top katërshe.

Nëse Manchester United nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë lojtarët si, David de Gea, Paul Pogba dhe Romelu Lukaku, do ta konsiderojnë largimin.

Treshja e skuadrës angleze nuk po kalon nëpër kohë të mira në Premierligë, gjersa e kanë si synim transferimin ën La Liga.

De Gea dhe Pogba e duan transferimin te Real Madrid, ndërsa Lukaku është në radarin e PSG-së dhe Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here