Fillojnë bisedimet, Milani transferon yllin e Barcelonës

Aventura në Barcelonë doli të jetë pak më ndryshe për Malcomin nga ajo që braziliani kishte pritur fillimisht kur erdhi nga Bordeaux.

Tani lojtari dëshiron largimin në kërkim të më shumë minutave dhe lista e klubeve që kanë shfaqur interesim me atë është shumë e madhe.

Corriere dello Sport nëpërmjet burimeve në Spanjë zbulon se zyrtarë të Milanit janë takuar me përfaqësuesit e lojtarit dhe kanë diskutuar për mundësitë e transferimit.

Gazeta vazhdon duke thënë se klubi nga Milano kishte tentuar transferimin e 22-vjeçarit, por iu ishte thënë se duhet të paguajnë së paku 50 milionë euro.

Për lojtarin më herët ishte raportuar se kishin shfaqur interesim edhe Interi e Liverpooli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here