TRAJTMIM MBRETËROR: Ja sa para shpenzoi Ronaldo në Dubrovnik (FOTO)

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez vendosën t’i festojnë në mënyrë të veçantë Pashkët (katolike).

Pas fitores 2-1 të Juventusit ndaj Fiorentinës, portugezi mori aeroplanin privat dhe shkoi me partneren e tij në Dubrovnik, Kroaci. Atje nuk i kursyen shpenzimet në tri ditë qëndrimi.

 

 

View this post on Instagram

 

?? Cuando una amiga me dice: por ahí viene tu marido, actúa normal. Yo:

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

Shpenzimi kryesor i çiftit shkoi për strehimin, një vilë në brigjet e Detit Adriatik, e quajtur “Sheherezade”. Kalimi i një nate aty kushton 7.000 euro, ndërsa ky çmim shkon deri në 49.000 euro për një javë, në kohën e fluksit turistik. Ndërtesa luksoze është 4.200 metra katrorë, e ndarë në tri kate me dhoma te bollshme, me tavanë të lartë dhe mobilje të porositura. Vila ka pesë dhoma, pesë banjo, pishinë, “jacuzzzi”, personel shërbimi etj.

&nbsp

 

View this post on Instagram

 

Bila mi je čast služiti ovog gospodina… Sretan Uskrs svima ?!!! ???

A post shared by Stjepan Miletic (@st_miletic) on

Vizitë në restorantet më të mira
Kohën në plazhin privat kroat e alternuan duke shijuar menutë më të mira në zonë. Së pari shkuan në ishullin ”Lopud”, ku shijuan pamjet e shkëlqyera natyrore dhe çmimet e volitshme për portofolin e tyre, sepse gatimi më i shtrenjtë nuk i kalon 30 eurot. Sigurisht, si tip që është futbollisti i Juventusit, duhej të bënte një fotografi me punonjësit lokalë, që i shërbyen.

Edhe “Restorant 360” pati nderin t’i ofrojë produktet e tij për çiftin e famshëm. Një lokal i madh, tarraca e të cilit shtrihet përmes murit mesjetar të Dubrovnikut. Menuja e provës kushton rreth 118 euro dhe kombinon kuzhinën tradicionale të zonës me të rejat më të fundit në gatim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here