Buffon ka marrë ofertën: Gigi rikthehet në Serie A

Gianluigi Buffon verën e kaluar vendosi që të largohej nga Juventusi për tu transferuar te PSG.

Italiani synonte fitimin e Ligës së Kampionëve me Parisienët, por PSG u eleminua nga Manchester United në 1/8 e finaleve.

Kryesia e PSG nuk është e kënaqur shumë me paraqitjet  e Buffon dhe kanë filluar kërkimin  e një portieri të ri për sezonin e ardhshëm.

Objektivi kryesorë i PSG është David De Gea. Opcioni i dytë është portjeri i Atletico Madrid, Jan Oblak. Parisienët pritet që mos t’!i vazhdojnë kontratën Buffonit.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dëshiron që Buffon të bëhet drejtor i Biankonerëve, por italiani dëshiron që luajë ende.

Mirëpo nëse Buffon nuk merr asnjë ofertë, atëherë ai do të duhet të rikthehet në Serie A si drejtori i ri i Juventusit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here