Ylli i Ajax nuk përjashton mundësinë e transferimit në Premier League

Talenti i madh i Ajaxit, David Neres nuk e ka përjashtuar një lëvizje në Angli këtë verë.

Neres ka tërhequr interesim të madh nga klube evropiane, në veçanti ato angleze që kanë mbetur të befasuara nga niveli i treguar nga lojtari me Ajaxit.

Liverpooli , Evertoni dhe Arsenali janë vënë pas brazilianit falë formës së tij brilante të treguar në Ligën e Kampionëve dhe Eredivisie këtë sezon.

Sulmuesi anësor brazilian, i cili është i kontraktuar me holandezët deri në vitin 2022, u pyet për të ardhmen e tij pas fitores së Ajaxit ndaj Vitesses këtë javë dhe nuk përjashtoi transferimin në Ligën Premier.

“Kam për të parë se çfarë është më e mira për mua, për karrierën time dhe për familjen time”, ka thënë fillimisht braziliani për Voetbal Primeur.

“Do të shohim se çfarë ka e ardhmja, por kam një kontratë këtu dhe jam i kënaqur këtu”.

“Nuk përjashtoj transferimin në Ligën Premier”, përfundoi Neres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here