Zbulohet arsyeja se përse Juventusi bëri ndryshim drastik në fanella

Adidas disa ditë më parë shokoi fansat e Juventusit me fanellat reja për sezonin e ardhshëm.

Zonja e Vjetër për herë të parë në historinë e klubit nuk do të luajë me fanellat tradicionale. Fanella e Juventusit sezonin e ardhshëm do të jetë e ndarë në dy pjesë, ndërsa ngjyra e bardhë dhe e zezë do të mbeten.

Gjithashtu fanellat e reja do të kene një vijë ngjyrë rozë, në nder të fanellave me të  cilat Juventusi kishte luajtur para se të luante me fanellat bardh e zi.

Mediat italiane kanë zbuluar arsyen se përse Juventusi do të bëjë këtë ndryshim drastik.

Sipas mediave fanellat me vija të ndërprera shiten shumë pak dhe fanellat e dyta janë shumë më tepër popullore se fanellat primare.

Për këtë shkak Juventusi ka vendosur që ta bëjë këtë ndryshim drastik, duke e ndarë fanellën e re në dy pjesë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here