Arsenal me transferim të papritur nga Man Utd

‘The Sun’ raporton se ‘Gunners’ po kërkojnë transferimin e mbrojtësit Eric Bailly nga Manchester United.

Reprezentuesi i Senegalit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje për Manchester United që nga ndeshja e dytë kundër PSG në muajin mars në Ligën e Kampionëve.

26 vjeçari që në ‘Old Trafford’ ishte sjellë nga Jose Mourinho, pritet të largohet në fund të sezonit nga Ole Gunnar Solskajer, që po nis rindërtimin e Manchester United.

Nga largimi i tij dëshiron të përfitojë skuadra e Arsenalit, që po ashtu po përballet me shumë probleme në fazën e mbrojtjes.

Oferta e parë e Arsenalit për Bailly drejtuar Manchester United pritet të jetë 25 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here