Bayerni mbetet duarbosh, Roma refuzon ofertën e Bavarezëve për Zaniolon

Nicolo Zaniolo është talenti i momentit në kampionatin italian Serie A.

Mesfushori italian ka shkëlqyer këtë edicion me Romën, duke shënuar gola të rëndësishëm e duke asistuar.

Kjo ka bërë që pas tij të vihen skuadra të mëdha si Juventus, Real Madrid, PSG, Manchester United e Bayern Munich.

Roma i ka rezistuar deri më tani ofertave nga City, Juventus e PSG në vlerë prej 45 milionë eurove.

Së fundmi edhe Bayern Munich ka bërë një ofertë të ngjashme, duke ofruar 45 milionë plus 15 të tjera në formë bonusesh.

Edhe kjo ofertë nga Giallorosët është hedhur poshtë pasi synojnë mbajtjen e reprezentuesit italian.

Roma po synon t’ia vazhdojë kontratën 19-vjeçarit deri në vitin 2024 duke ia rritur edhe pagën në 3,5 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here