Lautaro apo Icardi, Spalletti flet për ndeshjen e nesërme dhe për të ardhmen e tij

Interi luan neser një pjesë të mirë të sezonit.

Kualifikimi në Champions League për sezonin varet shumë edhe nga rezultati që do të prodhojë sfida ndaj Juventusit, por një fitore në derbin e Italisë jo vetëm që do ta afronte shumë skuadrën zikaltër me objektivin Champions por do të gëzonte edhe tifozët të cilët e dëshirojnë me çdo kusht një sukses në këtë sfidë që mungon që nga sezoni 2016-2017 kur në krye të Interit ishte holandezi Frank De Boer.

Në konferencën për shtyp Luciano Spalletti u shfaq optimist ndërsa nuk zbuloi asgjë rreth formacionit. Përsa i përket të ardhmes së tij trajneri theksoi se nuk e di nëse do të qëndrojë te Interi duke nenvizuar se bilancet do të bëhen në fund të sezonit dhe nëse drejtuesit do ta sakrifikojnë për të mirën e klubit ai do ta pranojë me kënaqësi.

“Nuk thuhet kush luan nesër, janë të gjithë në dispozicion. Lautaro ka vënë në praktikë rritjen e tij në bazë të cilësive që ka. Është gati të jetë një pikë referimi, është një nga ata që di të marrë përgjegjësi mbi veten, gjë që i duhet Inter-it.  Por mund të luajnë edhe të dy bashkë, megjithatë nuk dua të flas vetëm për këta dy lojtarë pasi ofendoj futbollistët e tjerë dhe ne jemi një grup i bashkuar”.

Spalletti dha një mendim edhe për kalimin e mundshëm të Icardit te Juventusi në fund të këtij sezoni.

“A do të më bezdiste kalimi i Icardi-t tek Juventus? Nuk e di se çfarë do të ndodhë në fundin e kampionatit, por mua më bezdisin pak gjëra dhe zakonisht, gjërat që më bezdisin mua, bezdisin më shumë ata që i bëjnë”. 

Derbi i Italisë është gjithmonë një ndeshje speciale dhe Spalletti e ka të qartë diçka të tillë.

“Kjo ndeshje është e rëndësishme, kështu ka qenë gjithmonë për futbollin tonë. Luhet gjithë vitin në lokale, dyqane, zyra, kur njerëzit janë me pushime. Këto dy skuadra përfaqësojnë dy pole të kundërta të pasionit për futbollin. Ka qenë gjithmonë një nga manifestet më të rëndësishme të kampionatit tonë. Është e rëndësishme që të bëjmë mirë, duke parë se ata kanë qenë gjithmonë para nesh në vitet e fundit”.   

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here