Milani prezanton fanellat e reja dhe jep një mesazh për merkaton (FOTO)

Mungojnë edhe pak ndeshje nga fundi i sezonit dhe në rrjet kanë filluar të qarkullojnë fotografitë e fanellës së re të Milan-it 2019-20.

Pas imazheve të publikuara nga footyheadlines.com, portal i specializuar në fanellat e futbollit, tani janë publikuar i mazhet e lojtarëve kuqezi me fanellën e re.

Nga e majta në të djathtë shikohen B akayoko, Paqueta, kapiteni Romagnoli, Piatek dhe Suso. Uniforma e re i ka shiritët më të hollë në krahasim me ato të fanellës aktuale dhe më të ngjashëm me fanellën e njëqindvjetorit (1998-99).

Ata më të kujdesshmit do ta kenë vënë re me siguri praninë e Bakayoko. A mund të jetë kjo një e dhënë për merkaton, që konfirmon qëndrimin e mesfushorit te kuqezinjtë? Mjafton të presim pak javë dhe gjithçka do të jetë e qartë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here