Juventus për shopping në Premier League, 30 milionë euro për mbrojtësin e njohur

Nuk është përmendur shpesh emri i tij, por mbrojtësi belg Toby Alderweireld mund të jetë përforëcimi i ardhshëm i Juventusit.

Sipas “calciomercato”, lojtari ka një klauzolë prej 25 milionë stërlinash (30 milionë euro), një shumë që ka ngjallur interesin e bardhezinjve, në kërkim të një mbrojtësi qendre me përvojë.

Mbrojtësi 30-vjeçar luan në Premier League me skuadrën e Tottenham që prej vitit 2015 dhe në 113 ndeshje ka realizuar 5 gola. Duket se Alderweireld nuk do të rinovojë kontratën që skadon pas një viti me skuadrën e Spurs, ndaj transferimi i tij duket i pashmangshëm.

Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juves, ka kohë që po vëzhgon lojtarin, madje ka patur edhe një kontakt me menaxherin e tij. Pritet që në ndeshjet gjysmëfinale të Champions League të hidhen bazat për një transferim të belgut te skuadra e Juventusit, e gatshme të paguajë 30 milionë euro për lojtarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here