Roma mposht Cagliarin dhe vazhdon garën për Champions

Roma ka fituar në shtëpi ndaj Cagliarit me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Serie A.

Ekipi i drejtuar nga Claudio Ranieri ka marr një fitore shumë të vlefshme në kampionat, e cila e ngrit në pozitën e katërt që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç shumë rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e pestë dhe ishte Federico Fazio, i cili shënoi për 1-0, ndërsa tre minuta më vonë shënoi Javier Pastore për 2-0.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte Roma e cila luajti më mirë, krijoi më shumë dhe arriti në fund të shënoj edhe një gol.

Ishte Aleksander Kolarov që shënoi për 3-0 në minutën e 86-të duke vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.

Me këtë fitore, Roma e sheh veten në pozitën e katërt me 58 pikë, ndërsa Cagliari renditet në vendin e 10-të me 40 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Giallorossët luajnë në udhëtim te Genoa, ndërsa Cagliari udhëton te Napoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here