Ben Arfa tallet keq me PSG, tifozët e Barcelonës do ta pëlqejnë këtë

Paris Saint Germain ka befasuar mbrëmë të gjithë, duke lëshuar Kupën e Francës nga dora, dhe duke pësuar humbje ndaj Rennes, pas ekzekutimit të penalltive.

Parisienët arritën që të krijojnë një epërsi prej dy golave pas vetëm 21 minutave lojë, por këtë nuk arritën ta mbajnë.\

Rennes u rikthye për të barazuar në 2:2 rezultatin, që mjaftoi për të shkuar në ekzekutimin e penalltive.

Aty, PSG u mposht me rezultatin 6:5, dhe pas kësaj, ylli i Rennes, Ben Arfa, është tallur keq me kampionët e Ligue 1.

“Ne kemi bërë një ‘remuntada’ (përmbysje), por PSG janë të mësuar me këtë” ka thënë Ben Arfa, duke iu referuar humbjes 6:1 të francezëve në ‘Camp Nou’.

Ben Arfa ishte nga lojtarët që u tregua i saktë nga pika e bardhë, që në fund doli të ishte mjaftueshëm për triumfin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here