Derbi i Manchesterit në merkato: City rrëmben lojtarin e dëshiruar të United

Manchester United ka kohë që synon të sjellë në “Old Trafford” mbrojtësin e kombëtares angleze Harry Maguire.

Gjithsesi, për mbrojtësin e Leicester ka nisur një derbi, pasi për të është interesuar edhe skuadra tjetër e Manchesterit, ajo e City.

Sipas “The Sun”, skuadra e City është në kërkim të një mbrojtësi të fortë dhe trajneri Guardiola është fokusuar tek Maguire. Problem është shuma e lartë që skuadra e Leicester kërkon për lojtarin, 90 milionë euro.

Si City ashtu dhe United shpresojnë të arrijnë në marrëveshjen me lojtarin, duke përfshirë në këtë transferim edhe lojtarë të tjerë. Maguire ka thënë disa herë se sezonin tjetër synon të luajë në një ekip të madh, që i garanton edhe Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here