Khelaifi hidhet në aksion, 70 milionë euro për yllin e Serie A!

Skuadra e PSG-së është gati të ofrojë 70 milionë euro për të marrë mesfushorin boshnjak të Juventusit, Miralem Pjanic, lajmin e konfirmon e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport”, sipas së cilës skuadra kampione e Francës është pranë marrëveshjes me 29-vjeçarin.

Për të mbyllur gjithçka, PSG ofron një shumë të majme, që duket s eka bindur të gjitha palët.

Kjo nuk është hera e parë që skuadra e presidentit Nasser Al-Khelaifi është interesuar për Pjanic. Gjithsesi, këtë herë “sulmi” për të marrë mesfushorin boshnjak është konkret, pasi ka edhe një shifër konkrete: 70 milionë euro.

Kjo shumë e lartë vjen edhe për faktin se për Pjanic është interesuar edhe Real Madrid, por duket se PSG është në pole” për një arsye të vetme: Francezët i ofrojnë boshnjakut një fanellë si titullar, gjë që skuadra “merengues” nuk e ofron dot. Duket se Juventusi nuk është kundër këtij transferimi, duke parë ofertën e mirë që ka ardhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here