Luka Jovic objektivi kryesorë i Realit për merkaton e verës

Sulmuesi serb është objektivi kryesorë i Zinedine Zidane për merkaton e verës.

Zinedine Zidane dëshiron transferimin e një qendër sulmuesi. Strategu francez ka bërë të ditur se dëshiron të ketë në dispozicion dy qendër sulmues për sezonin e ardhshëm.

Zidane ka zbuluar para ndeshjes me Rayo Vallecanon se prioritet për merkaton e verës do të jetë pikërisht transferimi i një qendër sulmuesi.

Luka Jovic është pikërisht lojtari i dëshiruar nga Los Blancos.

21-vjeçari ka shënuar 25 gola me Eintrachtin e Frankfurtit dhe sulmuesi serb ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Jovic ishte i lidhur edhe me një transferim te Barcelona, mirëpo Katalanasit kanë hequr dorë nga transferimi i sulmuesit serb dhe tani Reali shihet si favorit për të siguruar shërbimet e tij.

Interesim për Jovic ka shfaqur edhe Bayerni i Munichut, por për shkak të rivalitetit mes Eintrachtit dhe Bavarezëve, Madrilenët janë në pole position për 21-vjeçarin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here