Dështoi ndaj Torinos, kryesia e Milanit vendos për Gattuson!

Menjëherë pas ndeshjes Torino-Milan 2-0, drejtuesit kuqezi (Leonardo, Maldini dhe Gazidis) janë kyçur në stadiumin “Grande Torino” dhe për thuajse 1 orë e gjysmë kanë biseduar mes tyre në lidhje me të ardhmen e trajnerit Gennaro Gattuso.

Ky i fundit është dukur mjaft i prekur dhe thuajse i dorëzuar, duke i lënë fatin e tij në dorë të kryesisë. Dita e sotme, pavarësisht humbjes dhe krizës, është lënë pushim, edhe pse u përfol se lojtarët duhet të dilnin në stërvitje.

Vetëm 5 pikë në 7 ndeshje janë shumë pak dhe tani vendi i katërt nuk është më i Milanit. Kur kanë mbetur edhe katër javë deri në fund, klubi ka marrë një vendim: do të vazhdohet me trajnerin Gennaro Gattuso.

Leonardo dhe Gazidis kanë pasur një videokonferencë “Sky” me krerët e Elliott, më saktësisht me Gordon Singer, të birin e Paul Singer, pronarit të Elliott. Duke qenë se altenariva për të marrë Milanin për katër ndeshje nuk ka dhe ata që janë nuk bindin (Federico Giunti, trajneri i ekipit të të rinjve), atëherë do të vazhdohet me “Rinon”.

Në fund të sezonit, Gattuso, edhe me Champions, do të largohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here