Interi ka gjetur pasuesin e Perisic në Serie A

Interi pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit është Ivan Perisic.

Kroati i ka bërë gati valixhet që në janar dhe Neroaxurët janë në kërkim të pasuesit të tij.

Në listën e Interit janë disa lojtarë si Chiesa dhe Bergwijn, por së fundmi në listën e Neroaxurëve ka përfunduar ylli i Atalantas, Josip Ilicic. Slloveni po kalon një sezon fantastik me Atalantën ku ka shënuar 12 gola dhe 9 asistime këtë sezon.

Ilicic ka ndihmuar Atalantën të ngjitet në vendin e 5-të në Serie A dhe të kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë. Në rast se Atalanta sonte triumfon ndaj Udineses, atëherë do të ngjitet në pozitën e 4-tërt me një pikë më shumë se Roma.

Siç raporton Sportmediaset, Ilicic vlerësohet 15-20 milionë euro në treg, shifër kjo aspak problematike për Interin. Neroaxurët pritet të përfitojnë 40 milionë euro nga shitja e Perisic dhe me paratë e arkëtuara të transferojnë pasuesin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here