Juventusi mbetet duarbosh, Zaniolo pranë rinovimit me Romën

Juventusi duket se do të mbetet duarbosh, pasiqë Nicolo Zaniolo pritet të firmos kontratë të re me  Romën.

Zaniolo po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Romës dhe me parqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian, por më konkret është treguar Juventusi. 19-vjeçari ka shënuar 4 gola këtë sezon dhe ka regjistruar 2 asistime.

Siç raporton e përditshmja italian Il Tempo, te Roma janë të bindur se Zaniolo do të qëndrojë në Olimpico. Zaniolo pritet të firmos kontratë të re afatgjate me Giallorsët dhe kështu Romakët besojnë se interesimi i Juventusit do të shuhet.

Marrëveshja pritet të arrihet ditëve në vijim dhe kështu Zaniolo do të jetë i përkushtuar vetëm te Roma.

Interesim për Zaniolon ka shfaqur edhe Bayerni i Munichut, por Roma ka refuzuar ofertën e Bavarezëve prej 40 miliona eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here