Messi, De Jong dhe De Ligt: Ja si do të duket Barcelona sezonin e ardhshëm (FOTO)

Gjetja e Lionel Messi-t të ri duket e pamundur, por Blaugranët kanë gjetur pasuesin e Sergio Busquets dhe Gerard Pique.

Pas humbjes nga Willien këtë muaj, mbrojtësi i Ajaxit Matthijs de Ligt u pyet se a do të transferohet te Barcelona në fund të sezonit. Përgjigjia e holandezit ishte: “Shpresoj se po.”

Gjigantët europian shpresojnë se De Ligt nuk do të përfundojë në Camp Nou, por duket se Barcelona është favorite për të siguruar shërbimet e tij, pasiqë kanë siguruar kartonin e De Jong tashmë.

Dyshja e Ajax po tmerron kundërshtarët dhe në rast se do të luajnë përsëri së bashku te Barcelona, atëherë Katalanasit do të kenë një skuadër të frikshme.

Barcleona siguroi shërbimet e De Jong për 75 miliona eurove edhe pse gjigantët e tjerë evropian si PSG dhe Manchester United ishin të gatshëm të ofrojnë më shumë, holandezi zgjodhi Camp Nou-n për të vazhduar karrierën e tij.

Barcelona dhe Ajaxi njihen për afërsinë e tyre si klube dhe De Ligt pritet që ta ndjek rrugën e njejtë si De Jong. De Ligt iu bashkua Ajaxit në moshën 9-vjeçare dhe u bë kapiteni më i ri në historinë e klubit në moshën 18 vjeçare.

Ja si pritet të duket Barcelona sezonin e ardhshëm:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here