Arsenal me një transferim të madh nga Old Trafford

Manchester United  do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër. Në Old Trafford pritet të arrijnë përforcime të reja si dhe largime.

Njëri nga lojtarët që pritet të largohet është lojtari i Bregut të Fildishtë, Eric Bailly. Siç raporton tabloidi britanik The Sun, Bailly nuk bën pjesë në planet e Solskjaer. Më së miri flet fakti që 25-vjeçari ka luajtur vetëm  tri ndeshje që nga ardhja e norvegjezit.

Sun gjithashtu shkruan se Bailly mbetet në listën e dëshirave të Arsenalit. Topçinjtë kishin shfaqur interesim për Bailly edhe në merkaton e janari dhe tani do të tentojnë përsëri transferimin e tij në Emirates. Arsenali është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për 25-vjeçarin.

Bailly u transferua te Manchester United pare tre viteve nga Villareal, kur Mourinho drejtonte skuadrën.

Emery e sheh Baillyn si përforcimin ideal për vijën e mbrojtjes dhe sipas strategut spanjoll nuk ekziston një mundësi më e mirë se kjo. Kjo për faktin se Bailly ka eksperiencë në Premier League, është i ri në moshë dhe është mjaftë i lirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here