E bujshme: Dy klubet e njohura të Serie A do të luajnë me fanellat e njëra tjetrës

Këtë fundjavë, në Serinë A do të luhet ndeshja midis Parmës dhe Sampdorias.

Dy skuadra që njihen për binjakëzimin mes tifozerive dhe jo vetëm, që zgjat për më shumë se 30 vite. Ndaj, për të festuar këtë binjakëzim, është vendosur që skuadrat të ndërrojnë fanellat dhe të luajnë me ato të ekipit kundërshtar.

Kështu, Sampdoria do të veshë një fanellë ngjyrë të bardhë dhe me shirita të kryqëzuara. Ndërsa Parma do të veshë një fanellë ngjyrë blu me shirita horizontal. Ndeshja do të luhet më 5 maj, në stadiumin “Tardini” të Parmës.

Fanellat që do të veshin lojtarët në fushë do të përdoren më pas në një ankand për bamirësi. Të ardhurat që do të vijnë nga shitja e fanellave të Parmës do të shkojnë për spitalin e fëmijëve të Xhenovës. Ndërsa të ardhurat që do të vijnë nga shitja e fanellave të Sampdorias do të shkojnë për spitalin e fëmijëve të Parmës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here