Juventus përsëri për shopping te Reali, një emër i ri në shënjestrën e Biankonerëve

Juventus vazhdon të shohë për alternativa te skuadra e Real Madrid dhe sipas “El Chiringuito”, bardhezinjtë kanë shënjestruar mesfushorin Dani Ceballos.

22-vjeçari, 35 ndeshje e 5 gola me skuadrën “merengues” në dy sezonet e fundit, shihet si një alternativë e rëndësishme për mesfushën e Juves.

Për këtë arsye, drejtori sportiv Fabio Paratici, ka nisur të mbledhë informacione për lojtarin edhe pse për të siguruar transferimin e tij në Torino do të jetë e vështirë. Klubi madrilen e konsideron si shumë të rëndësishëm lojtarin, që ka një kontratë deri në vitin 2023 me Realin.

Juventusi është gati të paguajë rreth 25 milionë euro për të blerë kartonin e Ceballos, pas këshillës që ka marrë nga Cristiano Ronaldo. Kjo shumë pritet të bindë skuadrën “los blancos” për të lënë të lirë lojtarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here