Marotta zbulon trajnerin e Interit për sezonin e ardhshëm

Vazhdojnë të minimizohen shanset për Antonio Conte dhe rikthimin e tij në një prej gjigantëve të Seria A.

Pas derës së mbyllur te Juventus, me Allegri që mbrëmjen e të dielës konfirmoi se do të vazhdojë të jetë ai trajneri i bardhezinjve, tashmë largohet edhe Inter.

Është drejtuesi i lartë i zikaltërve, Beppe Marotta ai që rikonfirmon në detyrë trajnerin aktual të Inter, Luciano Spalletti, duke hedhur poshtë aludimet mbi emërimin e Contes.

“A e kemi zgjedhur trajnerin për vitin e ardhshëm? Është Spalletti, që ka një kontratë… jemi të qetë”, ishin fjalët e Marotta-s për “Sky Sport”.

Tashmë dy kandidaturat e mbetura në Seria A për ish-teknikun e përfaqësueses së Italisë dhe Chelseas, janë Roma dhe Milan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here