Real Madrid apo Juventus: Presidenti i Lyon zbulon se cilës skuadër do t’ia jap Ndombelen

Jean-Michel Aulas, presidenti i Lyon ka hapur ankandin për mesfushorin e tij Tanguy Ndombele që ka shkëlqyer këtë sezon në kampionatin francez.

Francezi është piketuar nga shumë klube të mëdha në Europë, ndër më të interesuarit është Juventus, dhe në një intervistë për “Tuttosport” presidenti Aulas pranoi se prioritet do të kishte bardhezinjtë për të iu dhënë lojtarin e tij.

“Nëse do të kishte oferta të njëjta, do të ia jepja Andrea Agnellit. Do të më pëlqente ta shihja atë me ngjyrat bardhezi, ashtu si Pjanic, një lojtar që e promovuam ne, me të cilin mbaj akoma kontakte. Nuk mund të flas për çmimin, por pas Ndombele janë PSG, Manchester City dhe United. Këtë sezon ai ka qenë përcaktues dhe ka treguar se është më i kompletuar se Pogba, i cili ka treguar pak nga vetja pas Botërorit”, tha Aulas.

Mourinho te Lyon?– “Ai më pëlqen shumë, me të vërtetë. Në këtë moment mendoj se ne kemi vetëm 10% shanse për të arritur tek ‘Special One’”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here