Tuchel bën gati valixhet, trajneri i njohur merr drejtimin e PSG

Tensionet e krijuara ditët e fundit te skuadra e PSG-së, sidomos pas humbjes në finalen e Kupës së Francës, kanë bërë që e ardhmja e trajnerit Thomas Tuchel të jetë në dyshim.

Sipas “Le Parisien”, presidenti Nasser Al-Khelaifi ka vendosur të largojë trajnerin gjerman në fund të sezonit. Në vend të Tuchel në stolin e PSG-së pritet të ulet Antonio Conte.

Mësohet se Al-Khelaifi ka biseduar me stafin e trajnerit Antonio Conte për t’i bërë një propozim. Trajneri italian ende nuk ka vendosur, teksa për të është interesuar edhe Roma. Ndërsa Inter dhe Juve duken disi më larg për të marrë ish-trajnerin e kombëtares “azzurre”.

Conte dëshiron të rikthehet në Serinë A, por një aventurë në Francë, me skuadrën e PSG-në e tërheq. Një ekip me shumë yje, si Mbappe e Neymar, por mbi të gjitha aty do të ketë mbështetjen e Gigi Buffon. Ndaj dhe PSG-ja po mendon t’i japë trajnerit Antonio Conte drejtimin e skuadrës, pasi ai ka triumfuar si në Itali ashtu dhe në Angli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here