Inter rivalizon Realin për yllin e Ajax

Interi pritet të bëjë ndryshime të mëdha në merkaton e verës dhe prioritet i Neroaxurëve është transferimi i një mbrojtësi.

Neroaxurët janë duke monitoruar disa lojtarë si Matteo Darmian dhe Danilo, mirëpo së fundmi në listën e Interit ka përfunduar edhe ylli i Ajax, Nicolas Tagliafico.

Drejtori i Interit, Piero Ausilio mbrëmë ishte në Londër për ta vëzhguar argjentinasin në ndeshjen kundër Tottenham.

Tagliafico po shkëlqen te Ajaxi këtë sezon dhe  me paraqitjet e tij ka përfunduar në shënjestrën e Real Madridit dhe Arsenalit.

Garës i është bashkuar edhe Interi dhe mbetet ta shohim se çfarë do të ndodh në merkaton e verës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here