Juventus e ka seriozisht: Biankonerët i ofrojnë Interit tre lojtarë për Icardin

Juventusi është duke menduar për sezonin e ardhshëm dhe duhet ta bëjë me tashmë një figurë më të rëndësishme në repartin e avancuar se sa veteranin Mandzukic dhe talentin Moise Kean.

Pasi ka bërë disa sondazhe për sulmues që luajnë në kampionatet e tjera në Europë dhe ka parë kostot e operacionit, atëherë është fokusuar në Itali.

Emri është vetëm një: Mauro Icardi. Momenti është nga ato që nuk duhen lëshuar, për të mos rrezikuar që paqja mes argjentinasit dhe tifozëve të rivendoset dhe të largohet si objektiv. Interi është me shpatulla pas murit dhe e di se, nëse nuk shet këtë verë Icardin, atëherë rrezikon që të prishë edhe një tjetër sezon.

Kështu, oferta e bardhezinjve, sipas asaj që shkruan në blogun e tij gazetari i merkatos, Tanchredi Palmieri (Tuttomercatoëeb) ka mbërritur te sulmuesi: 8,5 mln euro në sezon dhe bonuse që mund të mbërrijnë thuajse në 3 mln euro. Kohëzgjatja e kontratës, për 5 vitet e ardhshme.

Napoli tentoi të bindte Icardin me 9 mln euro në sezon, por sulmuesi nuk ka pranuar. Kështu Ancelotti, në konferencën për shtyp të dhënë pak ditë më parë, tha se lojtarët me 10 mln euro rrogë këtu te Napoli nuk do të vijnë. Por, jo sepse nuk do lojtari, por nuk do klubi, pasi nuk ka mundësi ekonomike. Një gënjeshtër e madhe…

Icardi, me rrogën te Juventusi, do të bëhej futbollisti i dytë më i paguar në Itali, pas Cristiano Ronaldos. ë rrogë e barabartë edhe me Higuain, që do të kthehet në qershor bashkë me 8,5 mln eurot e tij. Ky është problemi më i madh.

 

Por, të kthehemi te Interi. Nevoja për të arkëtuar sa më shpejt, brenda 30 qershor, 40 mln euro, për fashën e fundit të fair play financiar, është e rëndësishme.

Vlerësimi i Icardit është telenovelë, duke konsideruar 120 mln eurot e shpenzuara nga Barcelona për Coutinhon. Kosto e argjentinasit sot do të ishte 160 mln euro, por për disa bonuse në sajë golash ka shkuar në 110 mln.

E sigurt është që Marotta & Co duan që ta shesin më shumë se sa Higuain nga Napoli te Juventusi, ndryshe do të turpëroheshin mes gjithë Italisë. Dybala nuk pranon të shkojë te Interi me një shkëmbim me Icardin. Higuain gjithashtu nuk pëlqehet nga zikaltrit. Mund të provohet Kean, me një vlerësim rreth 25 mln euro, ndërsa të shtohen 75 mln euro nga Juventusi.

Oferta është mbi tavolinë, tani palët duhet të nisin negociatat intensive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here