Klopp humbet yllin e skuadrës para përballjes me Barcelonën

Barcelona dhe Liverpool do të përballen në orën 21:00 për gjysmëfinalet e Champions League, por Jurgen Klopp duhet të bëjë llogaritë për këtë ndeshje pa sulmuesin Roberto Firmino.

Braziliani ka dështuar të kalojë testin fizik të bërë gjatë ditës së sotme, pak orë para ndeshjes. Për këtë arsye, ai nuk ka gjasa të luajë titullar, sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, mirëpo 27-vjeçari mund të jetë i gatshëm në stol.

Firmino ka pasur shqetësime për shkak të një dëmtimi muskulor, që e detyroi të mungojë në fitoren 5-0 ndaj Huddersfield.

Trajneri Klopp mohoi lajmet për dëmtim serioz, por mesa duket shqetësimet e tij nuk kanë kaluar plotësisht dhe do të duhet ta ndjekë nga stoli edhe sfidën e parë ndaj katalanasve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here